Mashkull i lindur me vezore, 18-vjeçari ngel shtatzënë

Bota
Mashkull i lindur me vezore, 18-vjeçari ngel shtatzënë

Një person i lindur me organe gjenitale mashkullore dhe i rritur si djalë ka ngelur shtatzënë pasi zbuloi se kishte vezore, mitër, qafën e mitrës dhe tubat fallopianë.

Mikey Chanel, 18 vjeç, është rritur si djalë, por në fakt është ndjerë shumë më ndryshe se miqtë e tij. Pas analizave të bëra në fetusin e nënës së tij, mjekët thanë se do të ishte vajzë, por familja dhe doktorët u habitën kur ai lindi me organe mashkullore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ishte e dukshme për çdo njeri që unë isha ndryshe që nga fillimi. Në moshën 5-vjeçare fillova të luaj me çantën e hallës dhe nisa të vendos buzëkuqin e mamit”, ka treguar Mikey, i cili jeton në Boston të SHBA-së.

I riu është shprehur se nuk është ndjerë kurrë si djalë.

“Kam vetëm pak qime në fytyrë dhe kam pasur gjithnjë një trup femëror. Në shkollë më tallnin”, ka treguar ai.

Që në moshën 13-vjeçare, Mikey ka dalë hapur dhe ka thënë që është gay, ndërsa më vonë ka menduar që të bëhet transgjinor. Por e vërteta u zbulua aksidentalisht disa vite më vonë, kur Mikey ndërmori disa analiza mjekësore.

“Kisha një ndjenjë të çuditshme kur urinoja, apo pas seksit, kështu që më bënë një eko të traktit urinar. Më thanë që kisha, vezore, mitër, qafën e mitrës, tubat fallopianë dhe se mund të mbetesha shtatzënë nëse doja. Realisht mendova se ishte shaka. Nuk kishte mundësi. Isha “haha ku i keni fshehur kamerat””, tregoi ai.

18-vjeçari u diagnostikua me një sindromë të rrallë, në të cilin një person ka organe gjenitale mashkullore të jashtme, por organe riprodhuese femërore. Mikey u këshillua që të bënte një operacion të menjëhershëm pasi personat me këtë gjendje janë shumë të rrezikuar nga kanceri.

“Pjesët e mia mashkullore u bënë sterile, por m’u tha që vezoret funksiononin. Isha në gjendje shoku për disa javë dhe më pas kuptova që nuk do të lindja fëmijë nëse nuk do e mbaja një vetë dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Kam dashur gjithnjë të jem prind. Më pëlqente të luaja me kukulla kur isha i vogël kështu që vendosa se tani ose kurrë duhet të ngelesha shtatzënë”, tha ai.

Mikey iu nënshtrua një sërë procedurash fertiliteti. Tashmë ai ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë.

“Më thanë që ka vetëm 20% mundësi të ndodhë, por në fakt funksionoi. Isha i shokuar, por i lumtur. Mezi pres të bëhem prind”, tha ai.

Ai ka treguar se do t’i gjendet gjithnjë pranë fëmijës së tij. Mikey-t tashmë i janë thënë estrogjen për ta ndihmuar me shtatzëninë dhe mendon që ta vazhdojë trajtimin edhe pas lindjes së fëmijës.

“Ndihem më shumë se kurrë si femër”, ka treguar Mikey.

 

ME TE LEXUARAT