Masat e reja ndaj COVID-19, Kuvendi anulon seancën, Ruçi i drejtohet Komitetit Teknik dhe Manastirliut

Politikë
Masat e reja ndaj COVID-19, Kuvendi anulon seancën, Ruçi i drejtohet

Masat e reja të miratuara nga Komiteti Teknik për situatën me pandeminë kanë detyruar Kuvendin që të anulojë seancën e nesërme.

Ruçi ka vendosur që nesër mos mblidhet Kuvendi pasi bie ndesh me urdhërin e MSH për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa i përket vazhdimësisë, Ruçi i është drejtuar me kërkesë Komitetit Teknik dhe Manastirliut për interpretim lidhur me vazhdimësinë e seancave në Kuvend.

Ditën e djeshme Komitetit Teknik vendosi 3 masat e reja kufizuese në Shqipëri, nga ndalimi i grumbullimeve mbi 10 veta në vende të hapura e të mbyllura, tek mbledhjet partiake e tubimet apo konferencat, ceremonitë e festave, dasmat apo organizimet familjare përtej ceremonive mortore.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

Në zbatim të Vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve të datës 17.11.2020 dhe të Urdhërit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Puna në komisionet parlamentare vazhdon online.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim.

Faleminderit!

ME TE LEXUARAT