Lleshaj: Po bëjmë maksimumin që paratë e drogës të mos përdoren në fushatë elektorale

Politikë
Lleshaj: Po bëjmë maksimumin që paratë e drogës të

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke folur nga Shkodra, përpara drejtuesve të policisë vendore të qytetiti verior, deklaroi se po bëhet maksimumi, që paratë e drogës të mos përdoren nga krimi në fushatë elektorale për zgjedhjet e 2021.

Lleshaj tha gjithashtu se këtë vit është sekuestruar sasi më e madhe droge sesa vitin e kaluar dhe këtë e tregojnë edhe shifrat.

Ai shtoi se në Itali, droga e kapur nga autoritetet italiane është shumë më pak se më përpara.

Po ashtu, Lleshaj tha se drejtuesit e policisë nuk kanë dijeni se ku mund të ketë pasur parcela me kanabis.

ME TE LEXUARAT