Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lajm i keq për kombëtaren, Hysaj me COVID-19 dhe humbet “finalen” me Bjellorusinë

Kombëtarja shqiptare është tronditur më pak se 24 orë para ndeshjes me Shqipërinë.

Futbollisti Elseid Hysaj ka rezultuar së fundmi pozitiv me koronavirus. Për rrjedhojë, mbrojtësi i krahut nuk do të luajë nesër ndaj bjellorusëve duke i shkaktuar trajnerit Reja dhe ekipit një shok të fortë psikologjik.

 

Lajmi u konfirmua nga FSHF-ja në faqen zyrtare, ku bëhet gjithashtu me dije se pjesa tjetër e ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rezultuar negativ në tamponin e fundit të kryer.

NJOFTIMI I FSHF-së

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

 

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet