Ky është vendi i parë në Evropë që regjistron 2 milionë raste me COVID-19
Lajmifundit
/
18 Nëntor 2020, 08:58
Bota

Franca është bërë vendi i parë në Evropë që ka konfirmuar dy milionë raste me koronavirus.
Drejtori i agjencisë shëndetësore në Francë, Jerome Salomon bëri me dije se numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në paktën 2,036,755.
“Qoftë në qytete apo në zona rurale, të gjitha rajonet, të gjitha departamentet metropolitane janë prekur. Kjo valë e dytë, me të cilën po përballemi të gjithë, është masive, vdekjeprurëse dhe po lodh të gjithë sistemin tonë shëndetësor”, tha Salomon.