Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën me probleme mendore, në pranga 26-vjeçari

Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot” është vënë në pranga nga policia e Durrësit.

Bëhet për një 26-vjeçar nga Fushë-Kruja. Për të Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në vitin 2019.

“Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet