Kosova përfiton 33 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të

Kosovë&Rajon
Kosova përfiton 33 milionë dollarë ndihmë nga SHBA-të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 33 milionë dollarë amerikanë, ndihmë kjo që lidhet me Objektivat Zhvillimore të USAID-it për pesë vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar të mërkurën nga u.d. e Presidentes, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se përmes këtij projekti synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Investimi i vazhdueshëm i SHBA-ve përmes projekteve të ndryshme është konfirmim i përkushtimit të përhershëm të qeverisë dhe popullit amerikan kundrejt rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të përgjithshëm social e ekonomik të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Osmani.

SHBA-të janë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë politik.

ME TE LEXUARAT