"Jo mbylljes, jo vaksinës së COVID", policia gjermane gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Aktualitet
"Jo mbylljes, jo vaksinës së COVID", policia gjermane gaz

Policia gjermane përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë mijëra protestues që janë kundër masave të reja ligjore për zbatimin e kufizimeve në kohë pandemie.

Masat u miratuan të mërkurën përkundër protestave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Protestuesit në Berlin hodhën shishe ndaj policisë dhe ndezën bomba tymi. Policia arrestoi disa protestues ndërsa hidhnin ujë dhe u kërkonin turmave me altoparlant të shpërndaheshin.

Policia tha se kishte arrestuar 190 persona. Nëntë policë u plagosën.

Demonstruesit, përfshirë disa radikalë të ekstremit të djathtë, kundërshtuan legjislacionin që ka për qëllim frenimin e kontakteve shoqërore, rregulla të reja për mbajtjen e maskave, ndalimin e konsumit të alkoolit në publik dhe mbylljen e dyqaneve.

Protestuesit, duke fishkëllyer dhe duke goditur tiganë që mbanin në duar, nuk mbanin distancën e kërkuar fizike dhe as nuk kishin maska në fytyrë. Disa mbanin parulla si "Ndal gënjeshtrën pandemike të koronavirusit" dhe "Jo vaksinimeve të detyruara".

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, i tha parlamentit se askush nuk do të detyrohej të vaksinohej dhe përshkroi pandeminë si një "fenomen një herë në një shekull".

ME TE LEXUARAT