Hashim Thaçi del sërish sot para Gjykatës Speciale

Kosovë&Rajon
Hashim Thaçi del sërish sot para Gjykatës Speciale

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë këtë të mërkurë seancën e dytë gjyqësore në Gjykatën e Specializuar. Seanca pritet të nisë në orën 11:00 siç është parashikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.

Ish-Presidenti Thaçi doli për herë të parë në gjyq më 9 Nëntor dhe u vetëdeklarua i pafajshëm ndaj akuzave të Gjykatës Speciale. Thaçi akuzohet për krime kundër njerëzimit, vrasje të paligjshme dhe torturime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Para gjykatës janë paraqitur Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Të tre janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

ME TE LEXUARAT