Hagë/ Avokati i Thaçit: Nisja e gjykimit në qershor është absurde, duhej bërë vitin tjetër

Aktualitet
Hagë/ Avokati i Thaçit: Nisja e gjykimit në qershor

Një nga avokatët e ish-presidentit kosovar Hashim Thaçi, në konferencën statusore që po mbahet në Hagë për rastin kundër ish-krerëve të UÇK-së, është shprehur se propozimi për nisjen e gjykimit në qershor është absurd.

Kjo sipas tij, për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai tha se gjyqi duhet të nisë një vit më pas, e jo në vitin që po vjen.

“Prokuroria ka kryer hetime të gjata për mendimin tim mbi pesë vjet dhe ka pasur në dispozicion materiale që janë vënë edhe prej hetimeve tjera që janë kryer shumë vite mëparë. Prokuroria ka kryer hetime para situatës së koronavirusit, mendoj se 18 muaj do të na duhen përpara se të mendojmë për fillimin e një gjykimi. Propozimi që gjykimi të nis në qershor është absurd, kjo është një çështje e komplikuar, ndoshta mund të fillojë një vit më pas”, tha Hooper.

Më tej ai ka bërë edhe kritika lidhur me aktakuzat e ngritura, pasi theksoi se ka fjali ku thuhet në një ditë pa u specifikuar dita ose data kur ka ndodhur.

ME TE LEXUARAT