Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykatësi i Speciales: Nuk do të përcaktohet sot data për fillimin e gjykimit ndaj ish-udhëheqësve të UÇK

Gjykatësi i Speciales, Nicolas Guilloi gjatë konferencës statusore të çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka thënë se në seancën e sotme nuk do të caktohet data për fillimin e gjykimit ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Përderisa nga Prokuroria është kërkuar që gjykimi të fillojnë në qershorin e vitit 2021, një kërkesë të tillë e ka kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve.

Gjykatësi Guilloi theksoi se sa më shpejt që të përfundojë procesi i nxjerrjes së dokumentacionit nga prokuroria, aq më shpejt do të vazhdohet me procedurën e gjykimit.

Në anën tjetër prokurorja e rastit ka thënë që jo i gjithë materiali ka nevojë për redaktim.

Sipas saj, do të duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30 ditësh, për dorëzim.

“Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit. Do të na duhet katër deri gjashtë ditë punë për informacione për nxjerrjen e materialit, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30 ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30 ditësh do të na ndihmonte”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet