Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Gjendja Civile”/ Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës, vetëm 1 deputet votoi pro

Dhjetë ditë pas Presidenti Ilir Meta e kthen në Kuvend për shqyrtim ligjin ‘Për gjendjen civile’, në lidhje me deklarimin e vendbanimit, Komisioni i Ligjeve ka vendosur me 14 vota dekretin e Presidentit. Kundër këtij vendimin votoi vetëm një nga anëtarët e Komisionit, dhe një tjetër ishte abstenim.

Në mbledhjen e zhvilluar online të ‘Ligjeve’ ishte i pranishëm dhe këshilltari i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, për të parashtruar edhe një herë të gjitha arsyet e kthimit të ligjit.

“Një ndryshim i tillë në një fazë të tillë të procesit zgjedhor krijon mundësi për të krijuar kaos në listat e zgjedhore, e për pasojë do të minonte besueshmërinë e procesit në tërësi”, tha Dervishaj.

Nga ana e saj deputetja e mazhorancës, Vasilika Hysi, e cila ishte relatore për shqyrtimin e projektligjit deputeten Vasilika Hysi, vuri theksin në argumentet politike që Presidenti i Republikës përdor në raportin shpjegues për kthimin e ligjit.

“Argumentet lidhen me situatën politike, me një qasje që ka kohë që vihet re te institucioni i Presidentit të Republikës”, tha ajo./

Në argumentimin që i bëri para pak ditëve kthimin të ligjit për “Gjendjen civile”, Presidenti Meta shkruaante se ky ka pasoja ligjore dhe politike pasi sipas tij ndryshimet e bëra në ligj, në këtë fazë të procesit zgjedhor, kanë potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, si dhe mund të influencojë dhe cenojë rëndë përfaqësimin parlamentar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet