“E vetmja ndërmarrje kriminale e përbashkët ishte regjimi jugosllav”, flet avokati i Kadri Veselit

Kosovë&Rajon
“E vetmja ndërmarrje kriminale e përbashkët ishte regjimi

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që sot akuzohen për “ndërmarrje kriminale të përbashkët”, në kohën e luftës ishin bujq e vullnetarë që u organizuan kundër kasaphanës së ish-Jugosllavisë mbi shqiptarët.

“Në kontekstin e një sulmi të vazhdueshëm të forcave serbe dhe të Jugosllavisë, shqiptarët u organizuan fshat pas fshati në mënyrë sporadike për të mbrojtur komunitetet e tyre, brenda fshatit. Ky ishte një akt rezistence. Në këtë kontekst që mund të jenë kryer krime individuale nga drejtues të UÇK, por këto janë të papërfillshme dhe minore në krahasim me kasaphanën që u ushtrua mbi shqiptarët nga Jugosllavia. E vetmja “ndërmarrje kriminale e përbashkët” që ekzistonte ishte ajo që ishte për të mbrojtur popullatën civile nga krimet që po kryeheshin nga regjimi jugosllav”, tha ndër të tjera Emmerson.

“Objektivi i tyre nuk ishin krimet kundër civilëve, është e kundërta e vërtetë. Ata arritën fitore modeste dhe vetë ekzistenca e UÇK varej nga mbështetja që i dha populli. Këta nuk kishin shpresë nëse nuk do mbështeteshin nga populli. Këta drejtues që janë sot të akuzuar ishin si të gjithë individët e tjerë të Kosovës, të cilët vendosën që një ditë të bashkoheshin. Ishin bujq, vullnetarë. Kishin një qëllim të përbashkët: Të mbronin veten dhe komunitetin e tyre.

Qëllimi i përbashkët është trajtuar në mënyrë të gjerë në këtë kontekst me herët ndaj dy ish-krerëve të UÇK në tribunalin e Hagës. Haga ka pranuar më parë që në kontekstin e UÇK një akumulim i krimeve individuale gjatë periudhës së aktakuzës nuk mund të quhet ndërmarrje kriminale e përbashkët. Nuk mund të bëhet konkluzioni për ekzistencën e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në bazë të inferencës”, tha avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

ME TE LEXUARAT