Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Do të zhdukim djalin, pastaj ty”, kërcënohet prokurori i dorëhequr: Kujtove se…

Nje ish prokuror i krimeve te renda eshte kercenuar ne telefon.

Prokurori që ka dhënë dorëheqjen quhet Ardian Nezha, që është bërë shkak që policia të përfshihet në një sërë aksionesh, më e fundit është që janë vënë në kërkim të një personi që quhet Genti Latifi nga Peqini, i cili në fillim të 2020 i ka çuar një sërë kërcënimesh për jetën.

Ashtu siç thotë dosja që Tch disponon ish prokurori e ka çuar djalin në Kanada, ndërsa ka kërkuar ndihmë në prokurori duke vënë në dispozicion edhe të gjitha mesazhet e dërguara dhe kanosjet e dërguara atij dhe bashkëshortes së tij.

Në një moment ai kërcënohet duke u paralajmëruar se ata do t’i zhduknin djalin e më pas do merreshin me të.

Sikurse thotë dosja, ata thonë: kujtove se do ishe gjithë jetën prokuror.

Ka një sëre mesazhesh përveç këtyre, ku ish-prokuroi kërcënohet dhe për anëtarë të tjerë të familjes.

I pyetur nga prokuroria e Tiranës pasi disa herë është paraqitur për këtë çështje, Nezha thotë: Unë kam qenë prokuror, kam marrë shumë kërcënime dhe në 2018 edhe gjatë muajve shkurt, mars prill 2018.

Aq të mëdha ishin sa u detyrova të dorëhiqem edhe nga detyra e drejtuesit të prokurorisë në një nga rrethet më problematike të botës së krimit në Shqipëri vetëm pasi kisha bërë 3 muaj punë.
Bëhet fjalë për kohën kur ai drejtonte prokurorinë e Elbasanit në vitin 2018.

“Vlerësohet se në atë kohë”, vazhdon deklarata e Nezhës , “u bënë bashkë politika dhe krimi dhe më detyruan të dorëhiqem për të mos futur institucionin e prokurorisë në përplasje me policinë dhe politikën e cila po mban peng dhe sot e kësaj dite atë rreth”.

Gazetarja Anila Hoxha raportoi se në detyrat që prokuroria e Tiranës i lë drejtorisë së policisë së Tiranës është gjetja e shtetasit Genti Latifi i cili identifikohet si personi që ka dërguar mesazhet kërcënuese në shkurt 2020.

Ish-prokurori rezulton se menjëherë pas dorëheqjes për shak të vettingut është angazhuar në një profesion tjetër si këshilltar i avokates së popullit, por ai e përjashton kategorikisht në seancat e marrjes në pyetje kërcënimin për shkak të detyrës që ai mban si këshilltar i avokates së popullit.

Ai këmbëngul se është kërcënuar për shak të detyrës që ka mbajtur si prokuror i krimeve të rënda dhe madje sipas tij ai ka shpallur 11 dënime të përjetshme dhe 25 të tjerë që janë dënime me burgime të rënda dhe për këtë ai i orienton kolegët të fokusohen te personat që ai ka dënuar dhe që sipas tij e kanë kërcënuar dhe më herët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet