Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Demostrata të dhunshme në Gjermani kundër masave anti-Covid, policia përdor ujin

Pandemia e koronavirusit vazhdon të tronditë Evropën. Në Berlin, mijëra njerëz dolën në rrugë kundër politikave të qeverisë për të ndaluar përhapjen. Hungaria ka vendosur të zgjasë bllokimin e pjesshëm deri në 8 shkurt.

Në Zvicër, kujdesi shëndetësor është në prag të kolapsit: vendet në terapi intensive kanë mbaruar.

Demonstrata në Berlin

Në Berlin, në lagjen Mitte dhe në zonën e Portës së Brandenburgut, rreth 10 mijë njerëz u mblodhën për të protestuar kundër masave të miratuara nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Shumë demonstrues nuk vunë maska dhe nuk respektuan distancat, prandaj policia nxitoi të përdorë ujin për t’i shpërndarë ata.

Ndërsa hidrantët e ujit drejtoheshin mbi demonstruesit, policia mori mbi 100 demonstrues. Midis tyre, disa kishin qëlluar me fishekzjarrë dhe kapsolla.

Qeveria gjermane reagoi për protestat, duke theksuar se “liria e manifestimit dhe e mendimit është një vlerë e lartë e Kushtetutës sonë dhe kritikat ndaj masave dhe debati publik mbi to duhet të jetë i mundur dhe i domosdoshëm, por ne gjithashtu duhet të respektojmë masat kundër Covid”.

Hungaria zgjat bllokimin deri në shkurt

Hungaria ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin e pjesshëm kundër përhapjes së koronavirusit deri më 8 shkurt. Lockdown i pjesshëm në Hungari supozohej të mbaronte më 10 dhjetor.

Ndër masat anti-Covid, ndalimi i lëvizjes ndërmjet 20:00 dhe 5:00, ndalimi i tubimeve dhe mësim online për shkollat e mesme dhe universitetet.

Të gjitha në kuadër të një gjendjeje të jashtëzakonshme në fuqi që nga 11 nëntori.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet