Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Covidi/ Rekord i ri infektimesh, 711 raste të reja dhe 9 vdekje në 24 orë

OVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2574 testime, 412 të shëruar, 711 raste të reja dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 711 qytetarë në 24 orët e fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat, 11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore. COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020) Raste të reja ditore 711 Të shëruar ne 24 orë 412 Të shtruar në spitale 420 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2,574 Testime totale 163,025 Raste pozitive 29,837 Raste të shëruara 14,216 Raste Aktive 14,975 Humbje jete 646 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 7406 Durrës 1167 Fier 1162 Korçë 906 Shkodër 810 Elbasan 771 Lezhë 673 Vlorë 671 Berat 512 Gjirokastër 399 Kukës 361 Dibër 137

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet