Covidi pushton Korçën, mes të infektuarve dhe 8 mësues

Aktualitet
Covidi pushton Korçën, mes të infektuarve dhe 8 mësues

Koronavirusi ka njohur rritje të rasteve në qytetin e Korçës, teksa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 61 raste të reja.

Mësohet se 8 prej të infektuarve me Covid-19 janë mësues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare konfirmojnë infektimin e 8 mësuesve, por nuk japin detaje se në cilat shkolla japin mësim.

Në qarkun e Korçës, gjatë muajve të fundit ka pasur një numër të lartë të mësuesve të infektuar me Covid-19.

ME TE LEXUARAT