Covidi futet në burgun e Fushë-Krujës, infektohen drejtues dhe të dënuar

Aktualitet
Covidi futet në burgun e Fushë-Krujës, infektohen drejtues dhe

Koronavirusi prek edhe burgun e Fushë Krujës. Mësohet se tre drejtues të këtij burgu janë infektuar me koronavirus.

Pas simptomave, drejtuesit kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar pozitivë me covid-19 duke u karantinuar në shtëpi.

Ndërkohë që të infektuar kanë rezultuar edhe disa të dënuar në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, që janë dërguar në burgun e Shënkollit.

Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi.

ME TE LEXUARAT