Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bien akuzat për të dyshuarin kryesor! Në burg për vrasjen e “menaxherit të VIP-ave” në Tiranë

Vrasja e Jurgen Kurtit ose siç njihej ndryshe në Tiranë si “Menaxheri i Vip-ave”, ka vetëm një autor, pasi prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë akuzën e vrasjes për dy personat e arrestuar në 26 mars 2020, Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj. Akuzat penale janë pushuar edhe për personin e shpallur në kërkim, Klodian Bane ose “Buxhaku”, i cili konsiderohej nga policia e Tiranës, si personi kryesor që dyshohej se kishte qëlluar mbi Jurgen Kurtin, sapo ky i fundit ka dalë nga palestra dhe është drejtuar në hyrje të pallatit.

Pushimi i akuzës për Klodian Banen, detyrimisht ka sjellë dhe revokimin nga ana e prokurorisë të masës së sigurisë “arrest në burg” të vënë në mungesë. Ky i fundit përgjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar në arrati, duke mos u dorëzuar në polici.

Ndërkohë disa muaj më parë, në shtator 2019 gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë Olsi Qalliaj dhe mandej Alesio Berberin, duke zbutur masën e sigurisë për shkak të mungesës së provave. Mësohet se tashmë në gjykatë si i pandehur ka përfunduar vetëm Elsi Levendi për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve” dhe “Vrasjes me paramendim”, pasi gjatë arrestimit të tij policia i ka sekuestruar një pistoletë TT pa leje.

Jurgen Kurti, u ekzekutua me disa plumba shumë pranë banesës së tij që ndodhet në afërsi të postës nr. 8 në Tiranë. Shkak për vrasjen besohet se janë bërë konfliktet për shpërndarjen e drogës në Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet