Avokatët e Krasniqit dhe Selimit në Hagë: Akuzat janë zhgënjyese dhe absurde, duhet kohë për hetim të thelluar

Kosovë&Rajon
Avokatët e Krasniqit dhe Selimit në Hagë: Akuzat janë

Ashtu si avokatët e Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, edhe mbrojtësit e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë dalë kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021.

Avokati i një prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, tha në Gjykatën e Hagës se parashtrimet e prokurorisë mbi të akuzuarit janë shumë zhgënjyese dhe absurde.

Avokati David Young tha në fjalën e tij se çuditet se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin.

“Jam plotësisht dakord me avokatët e Thaçit dhe Veselit. Shkurtimisht më duhet të them se parashtrimet e prokurorisë janë shumë zhgënjyese dhe absurde.

Unë kam arritur në Hagë vetëm një javë më parë dhe çuditem se si prokuroria mendon se të akuzuarit do të prisnin që akuzat e ngritura kundër tyre do të konfirmoheshin. Ne duhet të kemi kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur, për të bërë hetimet tona dhe për të bërë hetime të thelluara”, tha avokati i Selimit.

Kundër nisjes së gjykimit në verën e 2021 ishte edhe avokatja e Jakup Krasniqit.

“Nuk jemi dakord me parashtrimet e Prokurorisë. Ne jemi dakord me mendimet e parafolësve. Na duhet kohë dhe mjetet e mjaftueshme, në kuadër të rrethanave të shkaktuar nga COVID-19”, u shpreh avokatja.

ME TE LEXUARAT