Aksidentohen dy makina në Vlorë, plagosen një vajzë dhe një djalë

Aktualitet
Aksidentohen dy makina në Vlorë, plagosen një vajzë dhe

Një aksident ka ndodhur në rrugën e plazhit të vjetër në Vlorë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme.

Mësohet se një automjet tip ‘Benz’, me targë Aa 369 PI është përplasur me një tjetër tip ‘Dawood’ me targat Aa 629 Gs, dhe për pasojë janë plagosur lehtë dy të rinj, një djalë dhe një vajzë.

Mësohet se dy të rinjtë kanë marrë plagë të lehta në kokë dhe fytyrë, ndërsa janë transportuar me urgjencë me ambulancë në spitalin e Vlorës.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se mjeti ‘Dawood’ ka pësuar dëme më të mëdha nga përplasja. Deri më tani nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po heton.

ME TE LEXUARAT