Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

4 raketa goditën Zonën e Gjelbër ku ndodhet mbasada amerikane, dy të plagosur

Katër raketa goditën Zonën e Gjelbër në Bagdad të martën, sipas ushtrisë së Irakut, duke plagosur të paktën dy persona dhe duke sinjalizuar fundin e një armëpushimi jo zyrtar të shpallur nga kryengritësit e mbështetur nga Irani në Tetor.

Raketat u shkrepën nga lagjia al-Amin al-Thaniyah e Bagdadit, sipas deklaratës së ushtrisë irakiane.

Dy zyrtarë irakianë të sigurimit thanë se raketat shpërthyen vetëm 600 metra larg ambasadës amerikane dhe u interceptuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM i instaluar nga Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Dy anëtarë irakianë të sigurisë u plagosën në këtë sulm, thanë zyrtarët. Ata folën në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret ushtarake.

Sulmet e shpeshta që kanë në shënjestër ambasadën amerikane kanë bërë që Uashingtoni të kërcënojë të mbyllë misionin e tij diplomatik në Bagdad dhe shkaktoi një krizë diplomatike para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Në mes të tetorit, grupet kryengritëse të mbështetura nga Irani njoftuan se do të ndalnin përkohësisht sulmet kundër pranisë amerikane në Irak, përfshirë ambasadën, me kusht që trupat e koalicionit të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga vendi.

Sulmi vjen pas një njoftimi të fundit nga Pentagoni për uljen e nivelit të trupave në Irak nga 3,000 në 2,500.

Një tërheqje e planifikuar ka qenë duke u zhvilluar në Irak për muaj me radhë, me tërheqjen e një numri trupash të koalicionit nga disa baza irakiane.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet