U infektua me Covid një ditë para vizitës në Tiranë, Ruçi letër Vjosa Osmanit: Shërim të shpejtë!

Politikë
U infektua me Covid një ditë para vizitës në Tiranë,

Pasi njoftoi se ishte prekur nga kronavirusi, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka uruar shërim të shpejtë presidentes në detyrë në Kosvë, Vjosa Osmanit.

Përmes një letre drejtuar, Osmani, Ruçi theksoi se ky lajm konfirmohet një ditë para ardhjes së Osmanit në Tiranë.

“E dashur Vjosa,

Mësova lajmin se sot keni rezultuar pozitive me Covid-19. Ju uroj ta kaloni sa më shpejt dhe sa më lehtë këtë sëmundje, e cila prej gati një viti po rrezikon jetët njerëzore në mbarë botën.

Prekja nga Covid-19 ndodhi pikërisht një ditë para vizitës Tuaj të planifikuar në Tiranë.

Duke përsëritur dëshirën time për një shërim të shpejtë, uroj më të mirën për Ju, familjen tuaj dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet pranë dhe në mbështetje të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

ME TE LEXUARAT