Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump do të sulmonte objektin bërthamor të Iranit, ja si e bindën këshilltarët të tërhiqet

Presidenti amerikan Donald Trump po merrte në konsideratë nisjen e një sulmi kundër objektit kryesor bërthamor të Iranit javën e kaluar, para se këshilltarët e lartë ta bindnin atë të hiqte dorë nga veprimi dramatik.

Trump pyeti ndihmësit kryesorë të sigurisë kombëtare duke përfshirë zv/presidentin Mike Pence, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Sekretarin e Përgjithshëm të Mbrojtjes Christopher C Miller dhe Kryetarin e Shefave të Përbashkët Mark Milley rreth sulmit të mundshëm në një takim në Zyrën Ovale të enjten e kaluar, raporton “New York Times”.

Media e njohur amerikane citon katër zyrtarë aktual dhe ish-zyrtarë të SHBA-ve. Këshilltarët e Trump e dekurajuan atë nga nisja e sulmeve duke paralajmëruar Shefin në largim të Shtëpisë së Bardhë se një veprim i tillë mund të shkaktonte një konflikt të gjerë me Iranin, thanë burimet e Times.

Ata thanë se çdo sulm, qoftë me raketa ose kibernetik, sipas gjasave do të kishte nën shënjestër objektin kryesor bërthamor të Iranit, Natanz. Një tjetër burim i konfirmoi “Reuters”-it duke thënë se Trump po merrte në konsideratë opsionet. “Ata (këshilltarët) i dhanë skenarët dhe ai përfundimisht vendosi të mos vazhdonte”, deklaron burimi.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, një vëzhguese për llogari të OKB, raportoi në një dokument konfidencial të mërkurën e kaluar se rezervat e uraniumit të Iranit tani janë 12 herë më të mëdha se kufiri i vendosur në marrëveshjen bërthamore që Trump tërhoqi në 2018-n.

Natanz, i quajtur ndryshe Impianti i Pasurimit, ndodhet rreth 200 milje në jug të Teheranit. Pjesa më e madhe e kompleksit është nëntokësor dhe është subjekt i monitorimit nga IAEA nën marrëveshjen bërthamore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet