Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Tre Presidentë për një javë

Kongresi i Perusë ka zgjedhur presidentin e përkohshëm, i cili në fakt bëhet kreu i 3 i shtetit i zgjedhur brenda 1 jave. Kongresmeni Francisko Sagasti, 76-vjeç do të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai është një inxhinier dhe akademik.

Javën e kaluar, Presidenti Martin Vizcarra u hoq nga ky post pas pretendimeve për korrupsion, të cilat i mohon. Kjo gjë ka shkaktuar protesta të mëdha në vend. Të paktën dy vetë kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Sagasti u zgjodh si lider pasi siguroi 60 vota. Ai i përket partisë që votoi kundër heqjes së ish-Presidentit Vizcarra.

Sagasti mori rolin e Presidentit nga ish-kreu i Kongresit, Manuel Merino, i cili qëndroi në krye të postit vetëm për një javë. Politikanët kërkuan dorëheqjen e Merinos pasi pati protesta të shumta kundër tij.

Dhjetëra mijëra të rinj demonstrues kanë protestuar kundër heqjes së Vizcarra-s. Ata akuzojnë Kongresin se kanë kryer një puç parlamentar. Kjo krizë në Peru vjen mes situatës së pandemisë, ku në Peru koronavirusi ka shkaktuar mbi 35 mijë të vdekur.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet