Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trafik kokaine nga Gjermania, arrestohen disa shqiptarë. 2 vëllezërit nga Fushë-Kruja koka të grupit

Policia italiane ka ndërmarrë një aksion antidrogë, duke arrestuar 10 persona, të dyshuar të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Grupi , përbërë nga shqiptarë dhe italianë, trafikonte drogë nga Gjermania në Liguria.

Hetuesit kanë thënë se në krye të organizatës ishin dy shqiptarët Alfred dhe Klodian Plloçi, nga Fushë-Kruja shkruajnë mediat italiane. Këta të fundit merreshin me blerjen e drogës përmes bashkatdhetarëve.

Vëllezërit Plloçi përfaqësonin një kanal të privilegjuar për prokurimin e kokainës për të furnizuar edhe subjekte të tjera.

Droga ishte fshehur brenda makinerive dhe shpërndahej përmes një shqiptari tjetër, Aurel Hasanaj, lindur në fshatin Kote.

Një tjetër shqiptar i arrestuar është Kliton Strazimiri, i lindur më 05/07/1991 në Bulqizë. Më pas, lënda narkotike shpërndahej me pakicë nga anëtarët italianë të grupit.

Midis tregtarëve të shquar të drogës, të arrestuar tashmë në korrik të vitit të kaluar, është Riccardo Colella.

Ai e ruante drogën për ta dhe në disa raste gjithashtu shërbeu si ndërlidhës.

Gjatë hetimit, i cili filloi në vitin 2017, 18 persona u arrestuan teksa kryenin trafik dhe pesë kilogramë drogë u sekuestruan. Hetimi zbuloi gjithashtu se disa të dyshuar donin të investonin paratë e fituara në aktivitete të ligjshme tregtare.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet