Tmerruese/ Gruaja varroset për së gjalli me kokën jashtë

Bota
Tmerruese/ Gruaja varroset për së gjalli me kokën jashtë

Policia zbuloi trupin e një gruaje të varrosur për së gjalli, me kokën e lënë jashtë. Viktima dyshohet se u la që të vdiste rreth 1 javë më parë në një pyll pranë qytetit rus të St Petersburg. Sipas policisë atje, ngjarja makabre u zbulua nga një 36-vjeçar i cili po ecte në pyll.

Identiteti i gruas nuk është bërë i ditur, megjithatë besohet se ajo është rreth të 40-ve. Ajo mbante veshur një kostum sportiv dhe në xhep ju gjet një varëse floriri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke cituar mediat ruse, DailyMail shkruan se gruaja dyshohet se u varros rreth 7 ditë më parë dhe me gjasë ishte e gjallë kur u mbulua me dhe. Autoritetet policore thanë se ajo e kishte pasur të pamundur që të dilte nga gropa.

Trupi i gruas u zbulua në një pyll mes St Petersburg dhe rrethinave të Yuntolovo, ku jetojnë më shumë se 10,000, në një distancë prej 500 metrash nga rruga kryesore.

ME TE LEXUARAT