Tirana s`plotësoi dy kushte, BE shtyn negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Aktualitet
Tirana s`plotësoi dy kushte, BE shtyn negociatat për

Shqipëria nuk ka marrë notë pozitive nga takimi i Ministrave e çështjeve europiane të Bashkimit Europian në lidhje me hapjen e negociatave.

Në takim nuk u arrit zhbllokimi i pengesës për aprovimin e kuadrit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja Erisa Zykaj raporton per abc neës se ministri bullgar i Çështjeve Europiane nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me kërkesën e përfshirjes në kuadrin negociues së Maqedonisë së Veriut të një udhërrëfyes mbi zgjidhjen e çështjeve që lidhen me historinë dhe gjuhën në midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në konferencën përmbyllëse të takimit, ministri gjerman për çështjet europiane në nivelin federal, Michael Roth është shprehur: “Duam që të organizojmë konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë kur të përmbushen kushtet dhe me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës sonë.

Fatkeqësisht, ne nuk mund të gjenim kompromis sot lidhur me çështjen bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Momentalisht duket se nuk ka zgjidhje.Duhet bërë dallimi midis çështjeve bilaterale dhe çështjeve që janë shumë të rëndësishme për Europën Qendrore. Por shpresojmë, që të mund të gjejmë zgjidhje, duke qenë se kemi mbështetjen e shumë kolegëve”.

Sipas ministrit te jashtem gjerman Roth duhet që të plotësohen të paktën këto dy kushte me qëllim që të organizohet Konferenca e Parë Ndërqeveritare.

“Për Shqipërinë mbeten dy kushte për t’u plotësuar. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale dhe zbatimi i Kodit Zgjedhor”, ka thënë Roth.

ME TE LEXUARAT