Spitalet po mbushen me të infektuar me Covid, Komiteti i Ekspertëve publikon masat e reja

Aktualitet
Spitalet po mbushen me të infektuar me Covid, Komiteti i Ekspertëve

Prof. Albana Fico, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ka publikuar masat e reja që do vihen në zbatim në ditët në vijim në kuadër të luftës kundër Covidit.

"Komiteti Teknik i Ekspertëve po monitoron me vëmendje situatën e COVID19 dhe ecurinë e epidemisë në vend ndërsa vijon puna për testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ashtu siç kemi bërë me dije çdo ditë në raportimin ditor, situata mbetet e kontrolluar, por në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore, shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore në 243 raste për 100 mijë banorë.

Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 per 100 mijë banorë. Numri i pacienteve në spitale ka pësuar rritje krahasuar një jave më parë.

Në tre spitalet covid janë shtruar 406 paciente. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në kater strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve, ndërkohë që skenaret e përfshirjes së spitaleve rajonale janë gati në momentin që do ketë ezaurim të katër spitaleve Covid.

Terapitë intensive kanë një numër të qendrueshëm të pacienteve në kujdes intensiv. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%. "-tha ajo.

ME TE LEXUARAT