Spanja në kaos, 435 të vdekur në 24 orë dhe mijëra të infektuar

Bota
Spanja në kaos, 435 të vdekur në 24 orë dhe mijëra

Në Spanjë është shënuar sot numri më i lartë i viktimave nga Covid-19 që kur shpërtheu vala e dytë.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar 435 të vdekur sot, duke e çuar numrin e viktimave në 41,688 që nga fillimi i pandemisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, numri i rasteve të reja ka rënë, pasi sot janë raportuar vetëm 13,159.

Në fund të tetorit, rreth 24,000 raste u raportuan çdo ditë, dhe javën e kaluar mbi 18,000, në vendin me numrin më të lartë të infeksioneve në Evropë (mbi 1.5 milion) pas Francës.

Në fund të tetorit, Spanja shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për gjashtë muaj, duke lejuar autoritetet lokale të vendosin një shtetrrethim dhe të kufizojnë lëvizjen e banorëve.

ME TE LEXUARAT