"Siptari", ministri serb Vulin vijon me ofendimet për shqiptarët

Kosovë&Rajon
"Siptari", ministri serb Vulin vijon me ofendimet për

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, duke folur pasi që është zgjedhur ministër në qeverinë e re të udhëhequr nga partia e Aleksandar Vuçiçit, mes tjerash ka thënë se ka ardhur në krye të kësaj ministrie për të vazhduar luftën kundër krimit dhe për të forcuar veçanërisht luftën kundër krimit të organizuar.

Por, në mediat në gjuhën serbe Vulin edhe kësaj radhe, nuk ka harruar të flasë për shqiptarët duke ofenduar rëndë, madje në mënyrë pezhorative duke përdorur termin “shqiptari”.

Kështu duke folur “për rrezikimin e oficerëve të policisë serbe në Zonën e Sigurisë Tokësore” me Kosovën, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin, ka thënë se “bandat e shqiptarëve të Kosovës vazhdimisht po organizojnë vjedhjen e pyjeve në territorin e Serbisë”.

“Është e vështirë. Atje kemi banda të organizuara shqiptare që vjedhin pyjet, që kryejnë shkelje të ndryshme, bëjnë kontrabandë, janë të pajisur mirë, gjithmonë të armatosur dhe gjithmonë qëllojnë në drejtim të policisë tonë”, ka thënë ndër tjerash Vulin.

Ndërkohë në lidhje me deklaratën e tij ka reaguar deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Serbisë, z.Aleksandër Vulin vazhdon ta përdor me krenari termin pezhorativ ‘šiptari’ për shqiptarët.

Problemi nuk është se po ndjehem i ofenduar si shtetas i përkatësisë kombëtare shqiptare. Sepse nuk mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që nuk ka dinjitet.

Problemi është se z.Vulin tregon se nuk e respekton vetë shtetin e Serbisë dhe ligjet e saj. I kujtojmë z.Vulin se të gjitha dokumentet zyrtare të Republikës së Serbisë emërtojnë shqiptarët si ‘Albanci’”.

Paramendoni, Ministri i Brendshëm që nuk i përfill ligjet e shtetit, terminologjinë zyrtare. Prandaj, z.Vulin është sot një nga simbolikat më të mira se ku është katandisur Serbia së sotme.

Pa e harruar faktin se duke e përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, z.Vulin dëshmon se nuk shqetësohet për reagimin që prodhon gjuha e tij, në përditshmërinë e qytetarëve serbë që jetojnë në mjediset e përziera me shqiptarët.

Por natyrisht se z.Vulin nuk shqetësohet për fatin e Sllavicës dhe Draganit që bashkëjetojnë me shqiptarët.

Ata dëshiron vetëm t’i shfrytëzojë për pushtetin e tij, duke e aktruar patriotin serbomadh nga restorantet luksoze të Beogradit”, shkruan në ai.

ME TE LEXUARAT