Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rusia fsheh situatën e pandemisë, spitalet po mbi popullohen me kufoma

Pamjet e spitaleve të mbipopulluara tregojnë se numri aktual i vdekjeve në shtetin rus është shumë më i lartë sesa tregojnë të dhënat zyrtare.

“Trupi i pajetë bartet me një barelë në repartin e spitalit ndërsa pacientët me coronavirus po luftojnë për jetën e tyre vetëm disa metra larg.

Gruaja e moshuar po merr frymë fort dhe lufta e saj e dëshpëruar për frymëmarrje dëgjohet në sfondin e një videoje nga shumë video shqetësuese që po shfaqet nga spitalet anembanë Rusisë”, raportoi CNN.

“Kështu duken netët tona, të frikshme”, dëgjohet një zë i një burri në një video eksklusive të CNN-it nga një sindikatë mjekësore e opozitës ruse, e cila tha se u filmua në mes të tetorit nga një anëtar i stafit të spitalit në Ulyanovsk, një qytet rreth 700 km në lindje të Moskës.

Kjo video e tmerrshme është vetëm një nga disa që mori televizioni amerikan dhe që zbulojnë kushtet e frikshme në spitalet e mbipopulluara.

Disa pamje tregojnë mortje me trupa të zhveshur të grumbulluar njëra mbi tjetrën në dyshemetë e ndyra, në skena më shumë si zona lufte sesa spitale.

Ndërsa Rusia përpiqet të vërë nën kontroll pandeminë, videot janë një nga disa shenjat që tregojnë se numri i të vdekurve është shumë më i lartë sesa tregojnë shifrat zyrtare.

Spekulohet se numri aktual është dhjetë herë më i lartë sesa tregohet zyrtarisht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet