Rekord rastesh/ Italia preket nga vala e dytë e infektimeve, 731 viktima në 24 orë

Bota
Rekord rastesh/ Italia preket nga vala e dytë e infektimeve, 731 viktima

Italia vazhdon të mbetet një nga shtetet që virusi e ka goditur më së shumti si në botë ashtu edhe në Evropë.

Gjatë 24 orët e fundit Italia shënon 32.191 raste të reja infektimi në të gjithë vendin.

Fatkeqësisht numri i viktimave nga virusi shkatërrues sot ka qenë 731, duke qëndruar një numër shumë i lartë.

Italia aktualisht është e ndarë në 3 zona. Zona e kuqe e cila është vatra me e rrezikshme aktive aktualisht, zona portokalli e cila është dhe zona e mesme dhe zona e verdhë e cila konsiderohet me numrin më të ulët të infektimeve.

Pavarësisht masave drastike të marra nga qeveria italiane duket sikur virusi nuk ndalet dhe numri i infektimeve në vend mbetet i lartë.

ME TE LEXUARAT