Rama publikon pamje nga kantieri i Sheshit Shqiponja: Ka mbaruar mbi 40% e punimeve

Aktualitet
Rama publikon pamje nga kantieri i Sheshit Shqiponja: Ka mbaruar mbi 40% e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i Sheshit Shqiponja ku po zhvillohen punimet për rimodelimin e hyrjes së Tiranës.

Ai thotë se në këtë kantier po punohet 24 orë për të ndërtuar rrugën që do të lehtësojë qarkullimin e makinave në kryeqytet.

Kryeministri shkruan se deri më tani kanë përfunduar 42% e punimeve.

"Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga zemra e 'Shqiponjës', ku po hapen ditë-natë arteriet që do lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës, si edhe do t'i japin një pamje spektakolare portës hyrëse të kryeqytetit të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë" - shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT