Rama inspekton rindërtimet e banesave në Shijak: Puna po bëhet e mirë

Politikë
Rama inspekton rindërtimet e banesave në Shijak: Puna po bëhet e

Kryeministri i vendit Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, ka vizituar Shijakun, për të parë punimet e rindërtimeve nga afër.

Rama u shpreh se punimet po ecin shumë mirë në Shijak, ndërsa kryebashkiaku Arbana e ka shoqëruar kreun e qeverisë në një pallat, ku po kryhen rindërtime.

Elton Arbana: kemi punuar për rindërtimet. Po ndërtojmë çdo njësi individuale të shkatërruar nga tërmeti. Kemii rehabilituar sheshin në funksion të qytetarëve. Kemi edhe dy rrugë për të ndërtuar dhe rregullohet Shijaku.

Edi Rama: Puna po bëhet e mirë. Ata që kanë punuar, ju lumshin krahët. Shikoj se kanë mbetur disa pjesë nga ndërtimet. Duhet të pastrohen këto. Ky që pashë ishte pallat i vjetër, por është rindërtuar dhe ka dalë shumë bukur.

ME TE LEXUARAT