Protestuesit përplasen me policinë në Greqi, refuzuan urdhrin për ndalimin e tubimeve

Bota
Protestuesit përplasen me policinë në Greqi, refuzuan urdhrin

Policia greke ka arrestuar një grup protestuesish që refuzuan të zbatojnë urdhrin e autoriteteve për të mos zhvilluar tubime në kujtim të juntës së kolonelëve.

Përplasja mes policisë dhe protestuesve ndodhi në afërsi të universitetit të Athinës dhe sheshit Sindagma.

Nërkohë më herët policia greke ka bllokuar një automjet në të cilin u gjetën shkopinj, maska dhe sende të forta që përdoren prej anarkistëve në sulmet e tyre ndaj policisë.

Sipas drejtorisë së policisë së Atikës, automjeti i anarkistëve që drejtohej prej Kostas Burnas, një ish terrorist, anëtar i organizarës ,”Lufta Revolucionare” u bllokua në rrugën Stadiu qendër të Athinës, pikërisht në kohën që grupimet anarkiste kishin paralajmëruar një protestë në kujtim të revoltës studentore të politeknikumit të Athinës, protestë e cila u anullua prej autoriteteve nën frikën e përhapjes së covid.

Burnas dhe një person që ndodhej me të u ndaluan, ndërsa po hetohet edhe për anëtarë të tjerë të grupeve anarkiste që do të merrni pjesë në protestë.

Policia ka vënë në terren më shumë se 5000 forca policore për të ndaluar tubimet, ndërsa kryeministri Mitsotakis bëri thirrje për respektim të rregullave anti covid.

Më herët ai vendosi një kurorë në monumentin e të vitimave të trazirave të 17 nëntorit 1973, ndërsa e gjithë klasa politike greke ka nderuar viktimat e politeknikumit të Athinës.

ME TE LEXUARAT