Presidenti i Armenisë: Duhen zgjedhje të parakohshme për të shpëtuar vendin nga përmbysja

Bota
Presidenti i Armenisë: Duhen zgjedhje të parakohshme për të

Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian, ka bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Armeni, duke thënë se ato janë të nevojshme për të zgjidhur një krizë politike të shkaktuar nga lufta në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Zgjedhjet do të "shpëtonin vendin nga përmbysja" pas konfliktit gjashtë-javor që rezultoi me humbje territoriale armene në dhe përreth Nagorno Karabakut, tha Sarkisian, në një fjalim televiziv.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Duke marrë parasysh situatën aktuale, duke marrë parasysh kërkesat e publikut, është e qartë se për të shmangur përmbysjet e brendshme politike, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është e pashmangshme", tha Sarkisian pas takimit me anëtarët e grupeve të ndryshme politike.

Sarkissian, i cili ka kryesisht kompetenca ceremoniale, tha se propozimet e tij pasqyrojnë pikëpamjen e shumicës së liderëve të partive politike dhe figurave publike me të cilët ai ka mbajtur konsultime ditët e fundit.

Disa nga ato parti kanë mbajtur demonstrata në Jerevan, për të dënuar mënyrës sesi kryeministri Pashinian ka trajtuar luftën, dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij.

Kryeministri ka hedhur poshtë kërkesat e tyre. Ai ende nuk e ka sqaruar publikisht nëse do të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të kërkuara nga kundërshtarët e tij politikë.

Disa gra azerbajxhanase festojnë arritjen e marrëveshjes së armëpushimit me Armeninë.

Marrëveshja e paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, e ndërmjetësuar nga Rusia, lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rajonit malor, si dhe pjesën më të madhe të zonës.

Rreth 2,000 paqeruajtës rusë do të vendosen për të ruajtur sigurinë në territor për një periudhë pesë vjeçare. Ata gjithashtu do të qëndrojnë si roje në korridorin strategjik Lachin, rruga e vetme që lidh rajonin dhe Armeninë.

Marrëveshja i dha fund luftimeve që lanë të vrarë deri në 5,000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët. Ajo u shpall më 10 nëntor.

Nagorno Karabahu njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur me rajonin që kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1990.

ME TE LEXUARAT