Plagosi me thikë 2 persona, kapet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Aktualitet
Plagosi me thikë 2 persona, kapet 26-vjeçari i shpallur në

Ndalohet një 26-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan B. X., 26 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas, më datë 21.05.2020, në Fushë Krujë, ka plagosur me thikë, për motive të dobëta, shtetasit S. T. dhe E. Gj.

ME TE LEXUARAT