Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pati kontakte me një person të infektuar, del përgjigjia e testit të Boris Johson

Kryeministri britanik Boris Johnson ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin, por do të përfundojë 14 ditë vetë-izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar.

Zyra e Johnson thotë se kryeministri u testua duke përdorur një test të shpejtë që nuk ka nevojë të përpunohet në një laborator.

Testet nuk janë gjerësisht të disponueshme në MB, por qeveria thotë se stafi në zyrën e kryeministrit mund t’i marrë ato si pjesë e një projekti pilot.

Johnson u izolua të dielën pasi një deputet me të cilin ishte takuar tre ditë më parë rezultoi pozitiv me koronavirusi.

Kryeministri thotë se ai nuk ka asnjë simptomë dhe do të vazhdojë të drejtojë qeverinë, duke mbajtur video konferenca.

Rregullat e qeverisë thonë se personat në kontakt të ngushtë me një person të infektuar duhet të karantinohen për dy javë.

Johnson u sëmur rëndë me koronavirusin në prill, dhe kaloi tre net në terapi intensive.

Ata që shërohen nga virusi mendohet se kanë një imunitet, por është e paqartë se sa zgjat ai.

Ka pasur një numër të vogël të rasteve të konfirmuara në të gjithë botën e personace që ri-infektohen me virusin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet