“Nisi me kollë e rrufë”, Artan Fuga tregon si u infektua me Covid

Aktualitet
“Nisi me kollë e rrufë”, Artan Fuga tregon si u infektua

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka folur pasditen e sotme në News 24 ku tregoi simptomat që kaloi, gjatë kohës që ishte i infektuar me Covid-19.

Fuga u shpreh se kishte humbje nuhatje dhe shijeje, gjithashtu kollë e rrufë.

“Në këto situata, duhet të mendojmë për ata persona që kanë humbur jetën dhe të afërmit nga kjo pandemi, të gjithë ata mjekë që përballen me Covid-19 dhe të mendojmë për ata njerëz që vuajnë nga pasojat ekonomike e sociale që vijnë nga pandemia.

Si pacient, kalova disa simptoma, kisha humbje nuhatje e shije, rrufë, kollë.

Po, e kam bërë tamponin. Për dy javë kalova simptomat. Terapia ishte ajo që marrin të gjithë, vitamina C, D. Kjo ishte pak a shumë.

Kam pasur kujdes edhe me kontaktet, kam qenë dhe do jem edhe nja 10 ditë në izolim. Duhet që të gjithë të kalojmë situatën aktuale delikate”, tha Fuga.

ME TE LEXUARAT