Nis shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Lezhë

Aktualitet
Nis shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26

Ka nisur në qytetin e Lezhës puna për shembjen e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Konvikti i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” ishte godina e parë që u shemb, e më pas do vijohet me shkollen “Gjergj Kastrioti” dhe pallatet në lagjen “Gurra” e “Besëlidhja”. Paralelisht, me shembjet po bëhet dhe largimi i inerteve për ti hapur rrugë rindërtimit.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se ndërhyrje do të ketë edhe në 72 pallate, të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk janë klasifikuar për t’u shembur.

Në qytetin e Lezhës u dëmtuan rëndë nga tërmeti 11 objekte, të cilat do të rindërtohen nga fillimi, ndërsa për banesat private të dëmtuara ende nuk ka një plan si do të veprohet.

ME TE LEXUARAT