Merkel: Covid është sfida e shekullit, vendimet politike shumë të ngadalta

Bota
Merkel: Covid është sfida e shekullit, vendimet politike shumë

Në një koment mbi samitin e djeshëm me ministrat dhe presidentët të landeve gjermane, kancelarja Angela Merkel pranoi se vendimet politike për krizën e koronavirusit janë shumë të ngadalta.

“Unë gjithmonë do të jem këmbëngulëse e paduruar në këtë çështje”, deklaroi Merkel në një fjalim në konferencën e organizuar nga Suddeutsche Zeitung.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kushdo që vepron i pari gjithashtu mund të dalë nga kufizimet më herët. Koronavirusi është sfida e shekullit që do të angazhojë të gjithë botën”, theksoi kancelarja.

”Virusi i çon njerëzit në diçka çnjerëzore, si distancimi nga njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

ME TE LEXUARAT