Makina me logon e një televizioni nuk i bindet policisë, në kërkim shoferi

Aktualitet
Makina me logon e një televizioni nuk i bindet policisë, në

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një person i cili nuk është bindur urdhrit për tu ndaluar.

Bëhet me dije se uniformat blu janë vënë në ndjekje të një automjeti tip Golf gri i cili qarkullonte me logon e një media i cili nuk i është bindur urdhrit për ndalim por është larguar me shpejtësi.

Sipas informacioneve ndër të tjera mësohet se makina është gjetur e braktisur në vendin e njohur si Fusha e Aviacionit, ndërsa qytetari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është larguar me vrap.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT