Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lezhë, arrestohen tre persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Policia vë në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Policisë Mirditë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Dritan Arapi, 50 vjeç, banues në Kamzë, të cilin Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2019, e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 30 vjeç, banues në Kurbnesh, Mirditë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik.

Gjithashtu, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, mbi bazën e informacioneve se shtetasi A. V., 23 vjeç, banues në Shëngjin, kryente veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanë ushtruar kontrolle në një lokal në Shëngjin, ku kanë konstatuar shtetasin A. V., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. V., për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet