Landi rrënqeth me dedikimin për Dr. Florin, 6 vite mungesë

Showbiz
Landi rrënqeth me dedikimin për Dr. Florin, 6 vite mungesë

Si sot 6 vite më parë u nda tragjikisht nga jeta këngëtari i ndjerë, Dr.Flori. Artisti la pas një dhimbje të thellë tek familjarët e të afërmit e tij, të cilët nuk lënë rast pa e kujtuar. Në këtë ditë të trishtë, miku i tij, Landi Hysi, e ka kujtuar Dr.Florin me disa fjalë rrëqethëse.

Landi ka publikuar në Instagram një foto të këngëtarit dhe e ka shoqëruar me një shkrim prekës, për të treguar se vazhdon ende ta ndjejë mungesën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Psherëtij. Ti buzëqesh. Nuk psherëtij meë. Kohë idiote. Kujtimi yt, mbetet. 17 nëntor 2014. Dr.Flori”, ka shkruar Landi.

Dr.Flori u nda nga jeta në një moshë shumë të re, por ai la pas qindra hite që dëgjohen ende sot e kësaj dite. Së bashku me dy miqtë e tij, Landi Hysin dhe Armir Shahinin, ai krijoi grupin West Side Family, i cili ishte një nga më të pëlqyerit nga të rinjtë gjatë viteve 2000-2009.

3 vite më parë Landi dhe Armiri publikuan këngën “Beso” në nder të Dr.Florit. Ata të dy bënë pjesë të këngës edhe mikun e tyre të ndjerë, sepse një pjesë të saj ai kishte arritur ta regjistronte gjatë kohës që ishte gjallë.

Kujtojmë se Dr.Flori ishte dhe baba i dy fëmijëve, Kaltrinës dhe Danit, që kanë ardhur në jetë nga martesa me bashkëshorten e tij, Blerinën.

ME TE LEXUARAT