Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Karantina në Greqi zgjat deri në pranverë”, flet profesori i sëmundjeve infektive

Profesori i sëmundjeve infektive në Greqi Nikos Sypsas duke folur për mediat, tregoi se kur mund të lehtësohen masat anti-Covid në vend.

Profesori shpjegoi se edhe pse numri i rasteve me koronavirus mund të ketë rënë nën 3,000, indeksi i rasteve pozitive vijon të jetë 10%, ndërsa kufiri është 4%.

Po ashtu, Sypsas theksoi se është ulur mosha mesatare e pacientëve të intubuar nga 75 në 65, ndërsa shtoi e njëjta gjë ndodhi në Itali. Mjeku tha se mendon se më 30 nëntor numrat do të jenë ulur, por edhe nëse hiqet karantina shton ai,”do të ketë mbyllje përsëri pas një ose dy javësh.”

“Ne duhet të jemi të përgatitur për një dimër të vështirë dhe mbyllje deri në pranverë”.

Sipas profesorit, kur presioni i madh mbi sistemin shëndetësor të zvogëlohet dhe kur të ketë shtretër të lirë, si të thjeshtët ashtu edhe ata të njësive intensive, vetëm atëherë mund të mendohet për lehtësim të masave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet