Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Infektohet me Covid ministrja e Financave në Kosovë

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Bajrami përmes një postimi në Facebook, e cila ka thënë se do të jetë në izolim për dy javë teksa thotë se do të punojë nga distanca.

“Të nderuar qytetarë, Sot jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Për dy javë, do të jem në vetëizolim dhe do të punoj nga distanca për aq sa me lejon gjendja shëndetësore.

Shëndet për ju dhe familjet e juaja”, ka shkruar Bajrami.

Gjatë ditës së sotme, edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, njëherësh dhe presidentja e Kosovës, njoftoi se ka rezultuar pozitive në koronavirus.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet