Pas premtimit të qeverisë, përfundon protesta kundër Francës nga islamistët në Pakistan

Bota
Pas premtimit të qeverisë, përfundon protesta kundër

Më 17 nëntor një grup islamik i dha fund bllokimit të hyrjes në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, pasi qeveria premtoi të shqyrtojë dëbimin e ambasadorit francez.

Në fund të tetorit protestat kundër Francës shpërthyen në disa vende myslimane, pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, mbrojti të drejtën për të botuar karikatura, përfshirë ato që konsiderohen ofenduese për disa myslimanë.

Një klerik radikal që drejtoi protestën i bëri thirrje qeverisë, që të dëbojë ambasadorin e Francës në Pakistan dhe të shpallë një bojkot zyrtar të produkteve franceze.

Ministri i brendshëm dhe i çështjeve fetare zhvilloi bisedime me udhëheqësit e protestave më 16 nëntor dhe i siguroi ata se parlamenti do të diskutojë dëbimin e ambasadorit francez.

Qeveria premtoi gjithashtu se do të bojkotojë produktet franceze, megjithëse nuk ishte e qartë nëse importet do të ndaloheshin.

Komentet e Macron erdhën pasi muajin e kaluar, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjeratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed.

ME TE LEXUARAT