Covid i merr jetën inxhinierit të Urbanistikës në Librazhd

Aktualitet
Covid i merr jetën inxhinierit të Urbanistikës në Librazhd

Covid-19 i ka marrë jetën në moshë 60-vjeçare inxhinierit të Urbanistikës të Bashkisë së Librazhdit, Veli Dashi.

Mësohet se inxhinieri humbi betejën me virusin e rrezikshëm.

Ndarja nga jeta e inxhinierit është një lajm i trishtë për të afërmit, kolegët dhe gjithë qytetin e Librazhdi. Dashi la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, një djalë e një vajzë.

Ministria e Shëndetësia deklaroi 694 raste të reja infektimesh dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit ne Shqiperi.

ME TE LEXUARAT