Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbi jetën nga Covidi, flet bashkëshorti i 28-vjeçares shtatzënë: Mjekët bënë gjithçka

Mbrëmjen e kaluar ndodhi një tragjedi, ndërsa viktimë mbeti 28 vjeçarja, Emanuela Dalipi.

Kjo e fundit ishte shtatzëne dhe shkaku i vdekjes së saj, u bë korona virusi.

Dalipi ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar, ndërkohë që bashkëshorti i 28 vjeçares shtatzënë, deklaron se nuk ka asnjë pretendim për stafin mjekësor.

Sipas bashkëshortit, stafi ka bërë gjithçka kanë mundur. Ndërkohë Artenis Dalipi është shprehur se gruaja nuk ka mundur të përballojë pasojat e virusit duke humbur kështu jetën bashkë me foshnjën.

Artenis Dalipi deklaroi: Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave.

Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë.

Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit.

Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër, motrën e Emanuelës.

Vdiq për shkak të sasisë së madhe të anestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet